Muzikë

Pas The Weeknd, edhe Justin Bieber bojkoton ceremoninë “Grammy’s” 2021


Njejt si The Weeknd, edhe këngëtari Justin Bieber, ka vendosur ta bojkotoj ceremoninë e “Grammys” për këtë vit.

Ikona e muzikës amerikane, Justin Bieber, do të anashkalojë evenimentin gala të ndarjes së çmimeve, për arsye të vendimit të Akademisë së Regjistrimit për ta vendosur albumin e tij të fundit në kategorinë e zhanrit “Pop” dhe jo në R&B ashtu siç ishte pritur, shkruan Page Six, transmeton Albanian Post.

“Jam i lumtur të vlerësohem për krijimtarinë time artistike. Por unë jam shumë i përpiktë në lidhje me muzikën time. Unë lansova albumin tim në zhanrin R&B, por ai po nuk u pranua si i tillë, duke u kategorizuar kështu në një zhanër tjetër” tha, Bieber.

Tutje, 27- vjeçari, thotë të jetë surprizuar nga ky vendim.

“Albumi nuk po pranohet si R&B, gjë që është shumë e çuditshme për mua, ” shtoi, Justin.

Por, Justin nuk është i vetmi që nuk është i kënaqur me organizimin e ceremonisë “Grammys Awards 2021”.

Edhe ylli i hitit “I can’t see my face” u hoq nga lista e nominimeve të Grammy 2021, me ç’rast edhe e ka publikuar lajmin se nuk do të marr pjesë në këtë shfaqje të çmimeve muzikore.

Albumi dhe hitet e Weeknd si “Blinding Lights” morën vlerësime dhe thyen disa rekorde, por megjithatë, ai nuk mori asnjë njohje nga Akademia e Regjistrimit.

Një intervistë për New York Times, The Weeknd zbuloi se ai do të bojkotojë Grammy përgjithmonë “për shkak të komiteteve të fshehta”.

Ai shtoi, “Unë nuk do të lejoj më që labeli im të paraqesë muzikën time te Grammy”. Këngëtari bëri gjithashtu akuza se këta anëtarë të komitetit “po favorizojnë artistë me lidhje me anëtarët e bordit të akademisë dhe po i dallojnë ata në bazë të ngjyrës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore