Sport

Pas Sterling dhe Ake, Chelsea dëshiron një lojtar të tretë nga City


Chelsea këtë merkato duket se është fiksuar pas lojtarëve të Manchester City-t.

Raheem Sterling dhe Nathan Ake janë dy yjet e “qytetarëve” që duken pranë bluve.

Mirëpo, mediat britanike raportojnë se pas Sterling – Ake, Chelsea dëshiron dhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Oleksandr Zinchenko.

Pronarët e rinj të Chelsea-t dhe trajneri Thomas Tuchel kanë rënë dakord për të transferuar treshen e City-t.

Megjithatë problemi mund të jetë vetë City, pasi në këtë mënyrë do të kishte përforcuar një rival direkt në Premier League.

Zinchenko gjithashtu kërkohet nga Arsenal, West Ham dhe Everton. Ai u bë pjesë e City-t në vitin 2016 për 1.6 milionë paund.

Në total ka arritur 128 paraqitje me “qytetarët”.

Marc Cucurella i Brighton-it është lojtari që pritet ta zëvendësojë atë në “Etihad”.

Spanjolli do t’i kushtojë City-t 50 milionë paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore