Pas “sagës” Leli, Rama mbledh socialistët e Vlorës

SHFLETO

Në foto, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Dritan Leli

 

Vitjon Nina
27.06.2021 8:03
Loading Icons...

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë strukturat e socialistëve të qytetit të Vlorës, në një takim në teatrin qytetas, “Petro Marko”.

Qëllimet e këtij takimi nuk janë bërë ende të ditura. Gjithsesi, kryeministri ndodhet prej të premtes në qytetin bregdetar. Ai ka inspektuar disa projekte prioritare të zonës, në kuadër të programit të Rilindjes Urbane.

Por, çështja kryesore e socialistëve në Vlorë, është debati në distancë që Rama ka me kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kjo, pas mos pranimit të këtij të fundit, për të garuar për deputet në kampin socialist, në zgjedhjet e 25 prillit.

Një “sagë” e vërtetë është zhvilluar gjatë javëve të fundit, pas dështimeve të njëpasnjëshme të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Vlorës.

24 qershori ishte data e radhës, kur mbledhja e Këshillit dështoi. Anëtarët, kishin planifikuar një mbledhje, por ajo u anulua, për shkak të mospranimit të formës së saj.

Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar të jenë në person ndërsa Leli një mbledhje virtuale. Këto përplasje kanë qenë të vazhdueshme.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërkaq, ka dalë edhe një deklaratë mbi protokollet kundër Covid-19, ku theksohet se ato nuk e ndalojnë mbledhjen në person, nëse respektohen kushtet.

Përtej këtij konflikti socialist me në qendër Lelin, puna për projektet zhvilluese, ka vijuar.

Bypass-i i Vlorës, është një ndër projektet më madhore, i cili pritet të përfundojë pjesërisht në mes të korrikut.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, përfundon po ashtu së shpejti sipas kryeminsitrit, pas inspektimeve të 26 qershorit.

Puna vijon edhe për tre porte të veçanta: Një turistik, një mallrash dhe një peshkatarësh.

Nga mandati i ardhshë0 i deputetit, kryeministri nuk do të përfaqësojë më zonën e Vlorës.

Mandati i tij, kalon po në bregdet, por këtë herë në Durrës.