Radhitja

Pas një dekade Vllaznia e para në Ligën Superiore


Kategoria Superiore

Për shumicën e opinionit publik të sport-dashësve, kryesia e Vllaznisë në klasifikimin e Kategorisë Superiore ishte një suprizë.

Tek faqja zyrtare e FSHF-së, gjejme se Vllaznia nuk ka arritur të kapë majat e klasifikimit të superiores që prej 2009-ës, ku ndiqte udhëheqjen e Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’ në Tv RTSH, Drejtori Sportiv i klubit të Vllaznisë, Matko Djarmati, nuk shprehu aspak tone habije ndaj suksesit të ekipit.

Vllaznia në vend të parë nuk është një surprizë. Kam dëgjuar të flitet për një gjë të tillë, por nuk është kështu. Kemi një skuadër të mirë, kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, kemi bërë merkato cilësore, pra, nuk është rastësi. Kemi një skuadër të etur dhe që ka treguar qëndrueshmëri në lojë”, tha Djarmati në emision.

Ata kryesojnë me 19 pikë dhe ndiqen nga Kukësi me 16 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore