Jetesë & Stil

Pas Loredanës, edhe Mozzik e konfirmon romancën e re


Rep artisti, Mozzik e ka zbuluar statusin e tij aktual, derisa ka mohuar të jetë “beqar”, tash e 11 muaj.

Kësisoj, ylli i hitit “Madam”, përmes një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, më në fund e ka pranuar publikisht, se është “i dashuruar”.

“Aktualisht, që prej 11 muajsh nuk jam beqar”, shkroi Mozzik, karshi një imazhi të tipit ‘selfie’ të ndarë me mbi 2 milionë ndjekësit e tij.

“E dua”, ka shtuar rep artisti, duke mos e zbuluar emrin e personit në fjalë, që duket t’ia ketë vjedhur zemrën.

Lajmi për romancën e Mozzik, vjen pasi edhe ish-gruaja e tij, rep artistja, Loredana, kohë më parë e ka konfirmuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Artistja me origjinë nga Kosova publikoi në Instagram disa momente përkrah Adeyemit, derisa dyshja shihenin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

“Faleminderit Zot”, ka qenë përshkrimi që ylli i hitit “Kein Plan” vuri mbi imazhet e postuara.

Pas konfirmimit të lidhjes së re të Loredanës, Mozzik kishte kunjuar me anë të një postimi në mediat sociale, duke publikuar fotografi i veshur me fanellën e ekipit rival të Borussia Dortmundit, Bayern Munich, duke thënë se nga ajo ditë është me gjigantin bavarez – natyrisht e gjitha në suaza të humorit.

Fotografi e publikuar nga Mozzik.

Romancat e Mozzik dhe Loredanës, vijnë pasi që dyshja, ishin bashkë për një kohë të gjatë, derisa nga marrëdhënia e tyre ata sollën në jetë një vajzë që quhet Hana.

Përgjatë kohës sa Mozzik dhe Loredana po jetonin bashkë, ata sollën edhe disa bashkëpunime muzikore, që shpejt u shndërruan në hite.

Disa prej këngëve që përfshijnë bashkëpunimet e dyshes, e që grumbulluan miliona klikime në platformën YouTube, janë: “Romeo & Juliet”, “Rosenkrieg”, “Eiskalt”,”Nëse don” e “Bonnye & Clyde”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore