Sport

Pas kartonit të kuq në ndeshjen e fundit, La Liga merr vendim për Lewandowski-n


Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi me rezultat 2:1 ndaj Osasuna-s në La Liga.

Polaku u dënua me tre ndeshje – një për shkak të kartonit të kuq dhe dy të tjera për shkak të gjesteve që kishte bërë pas përjashtimit.

Pavarësisht se Barcelona është në gjendje të apelojë vendimin, Lewandowski është kështu jashtë tre në tre ndeshjet e ardhshme të skuadrës katalanase në rifillimin e La Liga-s, kundër Espanyol, Atletico Madrid dhe Getafe.

Përveç sulmuesit polak, në atë ndeshje ishte përjashtuar edhe Gerard Pique, ku Liga vendosi për një pezullim me katër ndeshje për mbrojtësin spanjoll, i cili tashmë ka shpallur fundin e karrierës së tij.

Kujtojmë që Lewa është duke kaluar në formë shumë të mirë te Barcelona.

34-vjeçari aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga me 13 gola dhe katër asistime, i ndjekur nga Vedat Muriqi dhe Borja Iglesias me nga tetë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore