Pas Ian Maatsen, Dortmund nuk dëshiron të paguajë as kartonin e Ferdi Kadioglu

SHFLETO

Ferdi Kadioglu (Hesham Elsherif - Anadolu Agency)

 

Romario Ismailaj
26.06.2024 12:51
Loading Icons...

Sipas një raporti nga Turqia, çmimi i kërkuar i Fenerbahçe-s për Ferdi Kadioglu ka bërë që Borussia Dortmund-i të shikojë alternativa të tjera për mbrojtësin e majtë.

Pasi nuk arriti ta bëjë të përhershëm huazimin e Ian Maatsen nga Chelsea, Dortmund po kërkon të forcohet në krahun e majtë.

Verdhezinjtë besohet se janë të interesuar për Kadioglu, por vlerësimi i Fenerbahçe-s për 24-vjeçarin mesa duket i ka bërë ata të bëjnë një hap prapa.

Kështu thotë gazetari turk, Yagız Sabuncuoglu, i cili pretendon se Fenerbahçe kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin e majtë.

Sipas Sabuncuoglu, kjo e ka shtyrë Dortmund-in të shikojë alternativa në treg, por Kadioglu mbetet në listën e tyre.

Kadioglu ka luajtur me kohë të plotë në të dyja ndeshjet e Turqisë në Euro 2024. Ai bëri 51 paraqitje për Fenerbahçe-n sezonin e kaluar, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asistime.