Sport

Pas dënimit nga Disiplina, Ramazan Ndreu shkarkohet nga Kastrioti


Trajneri Ramazan Ndreu dhe klubi i Kastrioti kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Ishte vetë klubi krutan që ka njoftuar në mediat sociale ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun.

Sipas deklaratës së klubit, të dy palët kanë arritur ndërprerjen e kontratës me konsensus. Ndreu e drejtonte Kastriotin prej tre sezonesh, duke arritur ta mbante në elitën e futbollit shqiptar sezonin e kaluar.

Trajneri u bë protagonist i një gjesti antisportiv në përballjen me Skënderbeun, pak ditë më parë, ku ai gjuajti një lojtar të korçarëve.

Për këtë gjest, tekniku u dënua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit me 12 ndeshje pezullim.

Pas largimit të Ndreut, në krye të Kastriotit pritet të kalojë ish-kapiteni i skuadrës, Emiliano Çela.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore