![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/141416987_1548561105338280_5526136324866755452_o-1.jpg)
Klubi i Partizanit nëpërmjet një deklarate në mediat sociale, ka njoftuar prishjen me konsensus të kontratës me futbollistin Brian Brown-in. Xhamajkani ishte në sezonin e dytë te të kuqtë e kryeqytetit dhe kishte edhe gjashtë muaj kontratë.
Në sezonin e shkuar Brown-i luajti në 37 ndeshje, duke shënuar dhe gjashtë gola. Ndërsa në sezonin aktual ka vetëm dy paraqitje, pa mundur të lërë gjurmë.
Në deklaratën e klubit të Partizanit shkruhet:
“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brian Lee Brown. Sulmuesi 28-vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Brawn-i ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020. Klubi i uron njëkohësisht Brian Lee Brown suksese në karrierën e tij sportive”./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com