Politikani dhe diplomati rumun, Titus Corlatean përfitoi nga pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në punimet e Asamblesë së KiE-s, për t’i bërë një kërkesë të pazakontë.
Kjo, lidhur me kornizën e mbledhes dhe fjalimit 60-minutësh të Ramës që kërkonte një raport vijues referuar atij të Dick Marty-t.
Ish-ministri rumun i Drejtësisë dhe i Punëve të Jashtme kërkoi informacion nga kreu i qeverisë shqiptare sa i takon një “kthimi prone”.
“Bëhet fjalë për kthimin e një simboli historik të një marrëveshjeje mes Rumanisë dhe Shqipërisë që vërteton se Mbreti Zog në një shenjë mirënjohjeje ia ofroi një rumuni të shkëlqyer. A keni ndonjë informacion për këtë kthim prone”, u shpreh Corlatean.
Kujtojmë që Mbreti Zog i dha një territor të vogël Mbretërisë së Rumanisë në Sarandë.
Territori, me një vijë bregdetare në detin Adriatik, iu dha në vitin 1934 historianit dhe politikanit rumun Nicolae Iorga.
Kjo, në shenjë mirënjohjeje për gjithë veprimtarinë e këtij të fundit për historinë shqiptare.
Territori ishte 20 kilometra katrorë dhe Nicolae Iorga vendosi t’i jepte gjysmën e atij territori Rumanisë.
Ishte e vetmja herë që Rumania kishte një territor jashtë shtetit dhe ishte një nga dy kolonitë që kishte Rumania (tjetra ishte Transnistria).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti pretendon të jetë “forcuar besimi në vlerat e LDK-së” për shkak të qeverisjes “pa asnjë rezultat” të LVV-së
-
Spektakël në Baku – Piastri i rrëmben fitoren Leclercut, Perez “kamikaz” humbet podiumin
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin