Lajme

Parlamenti Evropian voton pro përdorimit të armëve kundër objektivave ruse


Parlamenti Evropian votoi të enjten mbi një rezolutë jodetyruese që u bën thirrje vendeve të BE-së të heqin kufizimet aktuale që pengojnë Ukrainën të përdorë armët perëndimore të furnizuara në Kiev kundër objektivave legjitime ushtarake në Rusi.

Teksti u miratua me 425 vota pro, 131 kundër dhe 63 abstenime.

Neni 8 për kufizimet e armëve kaloi me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime.

Çështja e eliminimit të kufizimeve vazhdon të përçajë aleatët ndërkombëtarë që kanë qëndrime të ndryshme.

Në Këshillin e Punëve të Jashtme në fund të gushtit në Bruksel, vendet nuk ishin në gjendje të arrinin një qëndrim të bashkuar duke pranuar se ky është një vendim i kompetencës kombëtare.

Siç dihet, BE-ja nuk ka fuqi në fushën ushtarake, nuk ka armët dhe forcat e veta: zgjedhja se si të mbështesë Ukrainën i takon qeverive individuale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore