Parlamenti i Bullgarisë votoi të premten e 24 qershorit për heqjen e vetos që ka bllokuar prej kohësh negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kjo, duke ngjallur shpresa të reja se blloku tani mund të vazhdojë me planet e tij të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Franca, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të BE-së, kishte bërë përpjekjet e fundit këtë javë për të zgjidhur një mosmarrëveshje etnike dhe kulturore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që ishte burimi i vetos.
Qeveria bullgare kishte insistuar që Maqedonia e Veriut të pranonte zyrtarisht se gjuha e saj kishte rrënjë bullgare.
Më tej, të pranonte në kushtetutën e saj një pakicë bullgare dhe të anulonte “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë.
Autoritetet maqedonase u shprehën se identiteti dhe gjuha nuk ishin të hapura për diskutim.
Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë në preambulën e Kushtetutës se bullgarët janë një nga etnitë konstituive të vendit.
Maqedonia e Veriut e bëri të qartë në një samit të enjten të liderëve të BE-së se propozimi francez ishte “i papranueshëm” në formën e tij aktuale.
Detajet
Me 170 vota pro, parlamenti bullgar pranoi propozimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë mandat Këshillit të Ministrave.
Kjo, për të pranuar propozimin e presidencës franceze për Maqedoninë e Veriut.
Kuvendi Kombëtar konfirmon kushtet në të cilat Bullgaria mund të mbështesë çdo hap në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Përkatësisht: Zbatimi efektiv i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit Ndërqeveritar sipas këtij Traktati; garantimi i të drejtave të bullgarëve në RMV, me përfshirjen e tyre në kushte të barabarta me popujt e tjerë në kushtetutën e RMV-së.
Sakaq, ekzistencën e garancive europiane në lidhje me plotësimin e kushteve të pikave 1 dhe 2.
Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Bullgarisë duhet të miratojë draft kuadrin negociues dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së të propozuara nga Presidenca Franceze.
Kjo, me disa kushte: Sqarimi i tekstit të projekt-konkluzioneve të Këshillit në mënyrë që të sigurohet përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së në dispozitat në të cilat përmenden popujt e tjerë dhe në baza të barabarta me këta popuj.
Kushti i dytë ka të bëjë me përmirësimin e draft kornizës negociuese të propozuar dhe draft konkluzioneve të Këshillit për të pasqyruar më qartë faktin se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistimit të gjuhës maqedonase.
Së treti, përfshihet garancia se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.
Fjala e fundit i takon Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit bullgar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbledhje për dokumentarin e Rai-t, Spiropali: Kërkojnë të na vënë në tabaka emisionin e gatuar në Tiranë
-
Ministri izraelit Ben-Gvir përfshihet në një aksident të rëndë automobilistik
-
Blinken i thotë Pekinit: Ndaloni së fuqizuari Rusinë ose do të përballeni me sanksione
-
IPK-ja kërkon suspendimin e një togeri policor, dyshohet për keqpërdorim të pozitës
Lajmet kryesore
-
Rama për “Corriere”: Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
-
Opozita i kërkon Kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit për Shëndetësinë
-
Blinken i thotë Pekinit: Ndaloni së fuqizuari Rusinë ose do të përballeni me sanksione
-
Rohde e përmendi Asociacionin, Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE