Muzikë

Paris Jackson thotë se “kënga e saj e re do t’i prekë dëgjuesit”


Artistja amerikane, Paris Jackson është gati që bota të dëgjojë historinë e saj.

Këngëtarja, vajza e vetme e Michael Jackson u shfaq në një episod të fundit të podcast-it “Live From Bed” të Jade Iovine dhe foli për këngën e saj të shumëpritur dhe të re që është në rrugë e sipër.

Jackson, 26 vjeçe, shpjegoi se fansat mund të presin që ajo të prekë shumë me këngët për të cilat ajo është duke punuar – aq shumë saqë ato mund të “ishin të vështira për disa njerëz për t’i dëgjuar”.

E pyetur nga prezantuesja se cila ishte gjëja më e vështirë për të kënduar apo shkruar në punën e saj të re, interpretuesja pranoi se asnjëra prej tyre nuk është domosdoshmërisht sfiduese, sepse “është historia e saj”.

Por, për dëgjuesit mund të jetë ndryshe.

“Dua të them, a do të jetë e vështirë për disa njerëz të dëgjojnë disa prej tyre? Sigurisht, po, sepse janë shumë gjëra prekëse”, tha ajo.

“Disa njerëz mund ta kenë të vështirë”, vazhdoi muzikantja, duke sqaruar se do të ishte “publiku” në krahasim me miqtë e saj që do të ndikohej më shumë nga materiali.

“Të gjithë miqtë e mi të ngushtë e dinë historinë time, jam një libër i hapur me të gjithë miqtë e mi”, shtoi tutje Jackson.

Më herët në podcast, Jackson shpjegoi se i gjithë “frymëzimi i saj ka tendencë të vijë nga i njëjti vend”, duke përmendur “dhimbjen ose thyerjen e zemrës ose vetminë”.

Edhe pse që kur ka bashkëpunuar me kantautoren/producenten legjendare Linda Perry, artistja është përpjekur të bëhet edhe më “specifike” në tekstin e saj.

Jackson tha se ajo dhe Perry, 59 vjeçe, vendosën, “të bënin diçka më me zë të lartë dhe më argëtuese, por edhe pak më specifike”.

Vitin e kaluar, Jackson publikoi një seri këngësh: “Bandaid”, në shkurt të vitit 2023 dhe “Hit your knees”, që mbërriti gushtin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore