Sport

“Paratë nuk kanë rëndësi për mua tani” – Son refuzon oferta nga Arabia Saudite


Ishte përfolur shumë për një transferim te yllit të Tottenham-it, Heung-min Son, drejt Arabisë Saudite.

Megjithatë një lëvizje drejt futbollit arab e ka mohuar vetë futbollisti korean.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Son ka thënë që nuk është i interesuar për para, por interesi i tij është të luajë në Premier Leauge me Tottenham-in.

“Kam shumë gjëra për të bërë në Premier Leauge. Paratë nuk kanë rëndësi për mua tani”, ka thënë Son kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite.

“Krenaria e të luajturit futboll, për të luajtur në ligën time të preferuar është e rëndësishme. Dua të luaj dhe të fitoj më shumë për Tottenham-in”, ishin fjalët e Son.

Kujtojmë që 30-vjeçari është pjesë e Tottenham-it që nga vera e vitit 2015 kur u transferua nga Bayer Leverkusen për shumën e 30 milionë eurove.

Deri më tani ai ka luajtur në 372 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 145 gola dhe ka dhuruar 80 asistime.

Kontrata aktuale e Son-it me klubin londinez skadon në verën e vitit 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore