Sport

Parashikohej lëndim i rëndë, por Gavi ia del të rikuperohet


Talenti i Barcelonës, Gavi, pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit që ekipi i tij e fitoi me rezultat 4:0 ndaj Athletic Bilbao-s në La Liga.

18-vjeçari la fushën në minutën e 18-të, derisa lëndimi i tij dukej i rëndë nga pamja e parë.

Megjithatë, është vetë klubi i Barcelonës që ka konfirmuar që mesfushori i tyre është rikuperuar nga ky dëmtim.

Klubi katalanas e ka përfshirë Gavi-n në listën e të ftuarve për ndeshjen ndaj Bayern Munich-ut që do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Kujtojmë që Barcelona do të përballet me ekipin gjerman në kuadër të xhiros së katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore