Shqipëria

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2021


Dita e martë e 28 dhjetorit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje shiu, të cilat do të jenë të dobëta.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 11 / 15 °C, në vendet e ulëta 9 / 14 °C dhe në vendet malore 4 / 8 °C.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, përgjatë datave 27 deri në 29 dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë Drin dhe Buna, si dhe në Liqenin e Shkodrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore