Shqipëria

Parashikimi i motit, 2 gusht 2023


Dita e mërkurë e 2 gushtit pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 31 °C, në vendet e ulëta: 20 / 34 °C dhe në vendet malore: 15 / 30 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sa i takon zjarreve pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve pritet nivel rreziku “i moderuar”.

Në disa prej qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Shkodër (VP), Tiranë (P), Vlorë (JP) dhe Gjirokastër (P).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore