Shqipëria

Parashikimi i motit, 19 maj 2022


Ditën e enjte të 19 majit mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Për shkak të masave ajrore jugore pritet edhe rritja e temperaturave kryesisht gjatë mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era do të fryjë deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 24°C, në zona e ulëta 8 deri 30°C dhe në zona bregdetare 10 deri 28°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore