Shqipëria

Parashikimi i motit, 16 mars 2021


Dita e martë e 16 marsit pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Priten reshje nё tё gjithë territorin. Në qarkun e Vlorës reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në të gjithë qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në lartësitë 300m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 5 deri në 13°C, në vendet e ulëta 2 deri në 12°C dhe në vendet malore: 2 deri në 12°C .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore