Shqipëria

Parashikimi i motit, 12 shtator 2024


E enjtja e 12 shtatorit priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër dhe reshje të dobëta në pjesën tjetër të qarqeve por lokalisht mesatare në qarkun Lezhë.

Në qarqet Shkodër dhe Lezhë, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 28 °C, në vendet e ulëta: 18 / 30 °C dhe në vendet malore: 13 / 24 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë, mesatare deri e fortë në bregdet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore