Shqipëria

Parashikimi i motit, 11 gusht 2024


Të dielën e 11 gushtit nuk priten reshje në të gjitha qarqet.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 36 °C , në vendet e ulëta: 19 / 38 °C dhe në vendet malore: 14 / 33 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Ditë shumë të nxehta pritet ta kaplojnë Shqipërinë gjatë fundjavës, pasi një valë e të nxehtit afrikan do të pushtojë vendin sërish dhe do të çojë termometrin në temperaturat më të larta të vitit.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat mund të kapin edhe vlera deri në 40 gradë Celsius, teksa në diell ato do të jenë edhe më të larta.

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta.

Kjo do të ndodhë falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

Po ashtu, edhe e gjithë java e ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë, me temperatura, të cilat do të luhaten mes 38-39 gradë Celsius, ku moti i kthjellët do të mbizotërojë në gjithë vendin.

Më pas, prej fundjavës së ardhshme, pritet të ketë një ulje graduale, fillimisht me temperatura deri në 35 gradë Celsius e më pas në vlera edhe të ulëta, duke shkuar në temperaturat normale për muajt e verës, të cilat do të variojnë rreth 30-32 gradë.

Reshje shiu ndërkohë nuk priten në asnjë pjesë të vendit dhe moti i thatë do të mbizotërojnë edhe javën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore