Sport

Parashikimi i CIES, skuadrat kampione dhe ato që shkojnë në Champions…


Inter-i do të shpallet përsëri kampioni i Serie A. Ky është parashikimi i Observatorit Ndërkombëtar të Studimeve Sportive (CIES) dhe Institutit të kërkimit sportiv në Universitetin e Neuchtel-it. Të dyja janë të financuara nga FIFA.

Modeli i përdorur nga CIES merr parasysh disa faktorë në këtë studim, që lidhen individualisht me ekipet.

Në mënyrë më të detajuar CIES shpjegon se faktorët kyç që përdoren në një parashikim të tillë janë përvoja e lojtarëve, investimet në transferime dhe performanca e ekipit për 365 ditët e fundit.

Po ashtu, janë bërë parashikmet edhe për kampionatet e tjera. Në Angli nuk ka ndryshuar asgjë nga katër të parat.

Tottenham-i do e mbyllë në vendin e pestë. Norwich-i, Watford-i dhe Newcastle janë kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria.

Në Spanjë është parashikuar një roacion në kyre të renditjes përfundimtare. Real Madrid-i do të jetë kampioni i La Liga, Atletico Madrid-i dhe Barcelona do e ndjekin.

Në Francë, PSG-ja do të rikthehet përsëri të titulli kampion. Marseille dhe Lyon-i do të plotësojnë treshen. Saint-Etienne është kandidat serioz për rënie nga kategoria.

Në Bundesliga, Bayern Munich-u është kampion absolut. Katërshja plotësohet nga Wolfsburg-u, Borussia Dortmund-i dhe Bayer Leverkusen-i.

Për t’u rikthyer përsëri në Itali, në Serie A, Inter-i do të rishpallet kampion. Katërshja plotësohet nga Napoli, Milan-i dhe Roma. Atalanta, Juventus-i dhe Lazio do të plotësojnë shtatëshen për Kupat e Evropës.

Venezia, Spezia dhe Salernitana janë tre ekipet me shansin më të lartë për të rëne nga kategoria në fundin e sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore