Paraqitja e kuqezinjve në Euro 2024, Sylvinho: Ishim pasqyra e popullit shqiptar

SHFLETO
Romario Ismailaj
26.06.2024 10:45
Loading Icons...

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka reaguar me një postim në mediat sociale pas mbylljes së aventurës së kuqezinjve në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Sylvinho e ka cilësuar si dinjitoze paraqitjen e ekipit të tij në finalet e Euro 2024 dhe ka theksuar se ata ishin “pasqyra e popullit shqiptar”.

“Dje mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024. Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit”, shkruan Sylvinho.

“Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar”.

“U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë”.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë”.

“Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”, përfundon braziliani.