Kosova

Paqja dhe siguria s’mund të merren si të mirëqena, thotë Sveçla në njëvjetorin e sulmit ndaj KFOR-it


Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një vjetorin e protestave të dhunshme të serbëve në Veri të Kosovës, ku kishin sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënë të lënduar dhjetëra prej tyre, ka thënë se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena, dhe të njëjtat duhet të mbrohen.

“Shumëçka ka ndryshuar që nga një vit më parë, por sot kujtojmë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqenë, por duhet të mbrohen me vigjilencë në çdo kohë. Faleminderit trimave dhe grave me uniformë atë ditë që mbajtën linjën kundër milicisë së dhunshme dhe institucioneve tona demokratike”, shkroi Sveçla në platformën X.

Kreu i MPB-së potencoi se Policia ka identifikuar “shumë dhe arrestuar dhjetëra autorë”.

“Ata të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi”, pohoi ia.

Ai i dërgoi urimet më të mira familjeve të të gjithë ushtarëve të lënduar të KFOR-it dhe “shprehim mirënjohjen tonë maksimale për shërbimin e tyre atë ditë, sot, çdo ditë”.

“Hazard” në Veriun e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore