Sport

Paqarada lëndohet kundër Regensberg, vihet në dyshim prezenca e tij me Kosovën


Leart Paqarada është lënduar në ndeshjen mes Regensberg dhe ST Pauli-t në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i krahut të majtë, është në listën e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

Por pas këtij lëndimi, prezenca e tij në dy ndeshjet e shtatorit do jetë diskutabile.

Paqarada u largua nga fusha në minutën e 62-të, i cili u zëvendësua nga Ritzka.

Trajneri francez për dy ndeshjet e radhës ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit për Kosovën, në këtë vit në Ligën e Kombeve, pasi në nëntor fillon edhe Kupa e Botës.

Nga grumbullimi i fundit i Kosovës, shumë lojtarë që kanë qenë të rëndësishëm për dardanët, janë kthyer përfshirë Hekuran Kryeziun e Bersant Celinën, por duket se këtë herë do mungojë Paqarada i cili është lojtarë i rëndësishëm për Kosovën në atë pozitë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore