Papa Françesku ka kërkuar falje për përdorimin e një termi fyes kundër homoseksualëve gjatë një takimi me peshkopët.
Papa dyshohet se përdori një term homofobik në një takim me dyer të mbyllura javën e kaluar, kur thuhet se u ka thënë peshkopëve italianë se homoseksualët nuk duhet të lejohen për priftërinj.
“Papa kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte apo të shprehej me terma homofobikë, dhe ai u kërkon falje atyre që u ofenduan nga përdorimi i një termi, siç raportohet nga të tjerët”, ka bërë me dije Vatikani në një deklaratë.
“Siç ka thënë ai (Papa Françesku) në disa raste, ‘në Kishë ka vend për të gjithë, për të gjithë! Askush nuk është i kotë, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë. Ashtu siç jemi ne, të gjithë”.
Mediat italiane thonë se Papa ofendoi homoseksualët në një takim me peshkopët