Libra

Panairi me shumë libra, shumë të shtrenjtë


Pas dy vitesh ndalim, për shkak të kufizimeve që shkaktoi pandemia, edicioni i 22-të i Panairit të Librit me moton “Libri mbron mendjen” rikthehet në Prishtinë.

Struktura e panairit këtë vit e bën shfaqjen fizike të disponueshme për shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Edhe pse këtë vit panairi rikthehet me shumë risi në tituj, sipas shitësve, problem është blerja e tyre.

Panairi i cili ka filluar me 7 qershor, do qëndroj i hapur pesë ditë.

Për të interesuarit tezgat me libra qëndrojnë nga ora 09:00, deri në 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore