Kosova

Osmani takon ministrin e sapoemëruar: Ministra e Mbrojtjes do të ketë gjithmonë përkrahjen time të pakursyer


Ejup Maqedonci dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka takuar ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të cilën e ka uruar për pozitën dhe i ka dëshiruar suksese në punë.

Në një komunikatë për media e lëshua nga presidenca ndër të tjera thuhet se Osmani ka vlerësuar lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s.

“Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj”.

Nga ana tjetër, Maqedonci e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen duke u zotuar se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore