Lajme

Osmani takohet me Zelenskyn


Volodymyr Zelesnky dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten në Granada të Spanjës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë”, janë fjalët me të cilat e ka përshkruar takimin me Zelenskyn presidentja e Republikës.

Takimi i saj me Zelenskyn është e dyta me radhë.

Osmani takua me Zelenskyn në qershor teksa të dy po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Në takimin e parë Osmani tha se i kishte shprehur Zelenskyt solidaritetin e plotë të Kosovës pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkroi Osmani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore