Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të hënën me zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës, thuhet se Osmani dhe Fajon temë diskutimi kanë pasur edhe zhvillimet aktuale në Veri.
Me këtë rast, presidentja theksoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.
“Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar.
“Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special”.
“Po ashtu, në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme”.
Fajon gjatë qëndrimit të saj është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
🇸🇮🤝🇽🇰
In #Pristina, Minister @tfajon also met with the President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS, the Speaker of the Assembly @KonjufcaGlauk & Prime Minister @albinkurti. She assured them of #Slovenia's help and support on #Kosovo's European 🇪🇺 path. pic.twitter.com/bWVwohPAuZ
— MFEA Slovenia (@MZEZ_RS) January 16, 2023
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka njoftuar rreth takimit të kryeministrit Albin Kurti me ministren Tanja Fajon.
“U theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohe për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës”.
Tutje, është theksuar se temë diskutimi kanë pasur edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale”.
Një konferencë të përbashkët ministrja Fajon, e kishte zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në një periudhë shumë të rrezikshme të historisë që përfshinë gjithë Evropën, në një konferencë për media me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon.
“No coment” ka qenë përgjigja e ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë kur është pyetur për ambasadorin e Kosovës në këtë shtet, Martin Berishaj dhe përfshirjen e tij në një skandal të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene GEN-I.
Ajo ka përmendur edhe rolin destruktiv të Serbisë në rajon dhe afërsinë me Rusinë.
Kryediplomatja sllovene do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Prishtinë, më 15-16 janar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
-
Propaganda e Vuçiç-it: Qeveria e Kosovës ndjek një ideologji “anarkiste-marksiste-hoxhiste”
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
Lajmet kryesore
-
Sigurim shëndetësor dhe jetësor për policët – as këtë premtim s’e mbajti Albin Kurti
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë