
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, po merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një cicërime në rrjetin social Twitter.
“E kënaqur që të takoj Antony Blinken në pritjen e mbrëmshme të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo.
Siç tha shefja e shtetit, sekratari amerikan është informuar për zhvillimet e fundit në rajon.
“E informova atë për zhvillimet e fundit që prej takimt tonë të fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, theksoi Osmani.
E para e shtetit është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, por nuk ka dhënë detaje rreth këtij takimi me Biden-in, teksa në fotografinë e publikuar shihet edhe bashkëshorti i Osmanit dhe gruaja e presidentit amerikan.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”.
Osmani në takim ka konfirmuar faktin se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritet për Paqe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog