Kosova

Osmani pret në takim ambasadorin turk, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë


Vjosa Osmani dhe Sabri Tunç Angılı

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku në fokus të diskutimeve, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit ndërshtetëror, posaçërisht në fushën e sigurisë, pa përjashtuar raportet tregtare midis të dy vendeve.

“Në takim u diskutua për raportet Kosovë-Turqi, intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë”.

Turqia më 10 tetor ka marrë zyrtarisht përsipër komandën njëvjeçare të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), në një periudhë kur harku i tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, posaçërisht pas sulmit terrorist të 14 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore