Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se të dy shtetet kanë një vizion të përbashkët për integrimin në Bashkimin Evropian (BE).
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës, është thënë se nga të dyja palët u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e raporteve dhe bashkëpunimit.
“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
“Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidencës.
Osmani, tutje ka shprehur mirënjohje ndaj Pendarovskit për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal”.
“Presidentja Osmani tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian”.
Sipas saj, Kosova ka dëshmuar “angazhim serioz” në procesin e reformave rrënjësore, ndaj ka thënë se “meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE”.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”.
Ndërsa, Pendarovski, pohoi se Maqedonia e Veriut s’është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.
“Në këtë kontekst, sipas Presidentes Osmani, përfshirja e Kosovës në PfP, e më pas në NATO ka një rëndësi strategjike dhe gjithashtu është garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit’.
Të dy liderët pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, turizmit, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Nis takimi mes Osmanit dhe Pendarovskit
Ka nisur takimi mes presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të takimit nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Pendarovski, do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takim ky që sipas Zyrës së Kryeministrit pritet të filloj në ora 12:00.
As nga ekzekutivi nuk është paralajmëruar ndonjë deklarim për media pas takimit.
Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Po ashtu organet e rendit kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog