Zgjedhjet në Kosovë

Osmani pas votimit: Sot qytetarët luftojnë për kualitetin e jetës së tyre


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit për zgjedhjet lokale ajo para mediave ka thënë se “sot qytetarët pa dallim në çdo cep të vendit luftojnë për kualitetin e jetë s së tyre, për udhëheqësinë e cila do ta determinojë mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë”.

“I ftoj që në këtë proces të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor e ta dëshmojnë që qytetarët janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e  mbrojnë çdo proces demokratik, të lirë e të drejtë që ka të bëjë me jetët e tyre”, është shprehur ajo.

Po ashtu, presidentja e vendit ka thënë se edhe masat anti-COVID janë të rëndësishme për tu respektuar në këtë ditë.

“Uroj që të respektohen masat sepse është e rëndësi që të dalin në numër të madh por në të njëjtën kohë masat të respektohen sepse shëndeti i qytetarëve është prioritet mbi prioritete”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore