Kosova

Osmani paralajmëron heqjen e vizave nga Katari


Vjosa Osmani dhe Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të mërkurën, njoftoi se gjatë një bisede telefonike që zhvilloi gjatë ditës me Emirin e Katarit (kreu i shtetit), Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ndër të tjera kërkoi edhe heqjen e viziave për qytetarët e Kosovës.

“Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Katarit, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, shkroi presidentja Osmani në mbrëmje.

Presidenjta Osmani njoftoi të hënën se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës, duke ua mundësuar kosovarëve udhëtimin e lirë drejt vendit të vogël të Lindjes së Mesme për qëllime turistike. Vendimi i Izraelit – vendi i fundit që njohu sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës – për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) nga data 22 shkurt 2024, ndërsa nga 1 janari i këtij viti, kosovarët janë duke e shfrytëzuar lëvizjen e lirë pa viza edhe në vendet e Bashkimit Evropian (BE) apo Zonës Schengen për qëndrime afatshkurtëra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore