Lajme

Osmani nga Singapori: Konfirmohet gatishmëria për bashkëpunim


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Singaporit, Halimah Yacob.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshkruar vizitën e saj në Singapor.

Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ka kërkuar që të rritet bashkëpunimi mes Singaporit dhe Kosovës.

“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”, ka shkruar Osmani.

Sipas saj, Singapori është i njohur për zhvillime në fusha të ndryshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Singaporit, Halimah Yacob.

“Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi”.

Ndërsa, ka theksuar se vizita e saj në këtë vend ka filluar në mënyrë të shkëlqyer.

“Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Singaporit, Halimah Yacob.

Më 24 qershor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Këtë e kishte bërë të ditur zyra e Presidencës, përmes një njoftimi në të cilin thuhet se kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy të shtete të Azisë Juglindore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore