Kosova

Osmani në takim me von Cramon: Serbia duhet ta njohë Kosovën


foto e shkrepur gjatë takimit Osmani - Cramon

Gjatë ditës së hënë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon – Taubadel.

Presidentja Osmani gjatë takimit ka diskutuar edhe për dialogun me Serbinë.

Me ç‘rast Osmani ka theksuar se ky proces duhet të përmbyllet me njohje nga ana e saj dhe se marrëveshjet e arritura duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit Osmani, ka shprehur mirënjohje edhe për qëndrimin pozitiv të Parlamentit Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave.

Ajo ka theksuar se ekziston potenciali i intensifikimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) karshi Kosovës.

Osmani më tutje ka folur edhe për gatishmërinë e institucioneve të vendit për të udhëhequr reformat shtetërore.

“Institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformën, si në fushën e sundimit të ligjit, krijimin e vendeve të reja të punës, investimin në bujqësi dhe avancimin e Agjendës së Gjelbër”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes

Von Cramon, gjatë ditës së diel pati vizituar edhe qytetin historik të Prizrenit.

Ku ajo së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, patën vizituar trashëgimin kulturore të këtij qyteti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore