Lajme

Osmani: Mungesa e dënimit për autorët e përfshirë në dhunë seksuale gjatë luftës ka pasoja të thella dhe të qëndrueshme


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mungesa e drejtësisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale ka “pasoja të thella dhe të qëndrueshme”.

Osmani, përmes një reagimi në platformën ‘X’, është shprehur se Kosova asnjëherë s’do të heqë dorë nga lufta për drejtësi.

“Mungesa e drejtësisë për të mbijetuarit dhe dënimi për autorët e përfshirë në dhunë seksuale gjatë luftës ka pasoja të thella dhe të qëndrueshme”.

“Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga lufta jonë për drejtësi”.

E para e shtetit po ashtu ka theksuar se si institucione s’do e ndalin as përkrahjen për këtë kategori.

“Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja jonë për të mbijetuarit”.

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet.

Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë, ndërsa ka të dhëna për rreth 900 viktima.

Në Kosovë, për herë të parë këtë vit më 14 prill është shënuar Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore