Kosova

Osmani: Forcat që do të parakalojnë janë të lirisë së larë me gjak


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të çlirimit të Kosovës, ku do të bëhet parakalimi i ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, në fjalimin e saj ka thënë se lufta e vitit 1999 nuk ishte vetëm e Kosovës, sepse ajo u tregoi të gjithë popujve të drejtën për ta mbrojtur lirinë.

“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë, në vitin 1999 u mbrojt e drejta e popujve për liri. Në këtë luftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte shtylla më e fortë e rezistencës dhe e shpresës, gratë dhe burrat trima morën armën për ta mbrojtur të drejtën tonë për të ekzistuar, lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vetë shpirtin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Për Osmanin, guximi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është histori heroizmi.

“Çdo betejë, çdo jetë që ata rrezikuan, na solli një hap më afër lirisë, guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Këto force që do të parakalojnë sot, janë forca të paqes dhe do të jenë sot e përjetë në mbrojtje të lirisë të larë më gjak”.

“Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin e saj, të gjithë aleatët tanë, ushtrinë e policinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e atdheut tone”.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalimit në prag të parakalimit të Forcës së Sigurisë (FSK) për nder të 25-vjetorit të çlirimit, deklaroi se ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatusor sesa sot, derisa përmedi rekrutët e rinj e sistemet e reja ushtarake.

Megjithëse festohet 25 vjetori i çlirimit, kjo ditë nuk është festë zyrtare në Kosovë.

Ligji për festat zyrtare, 12 qershorin e njeh vetëm si ditë memoriale, madje nuk e njeh as si ditë të lirisë apo çlirimit – kur nisi largimi i çizmes së fundit të ushtarëve jugosllavë nga Kosova – por si ditë të paqes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore