
Ministri i Punëve të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njehërit kryesues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.
Osmani ka bërë me dije se gjatë bisedës me kryediplomatin rus, përveç çështjes së sfidave në rajonin e OSBE-së dhe respektimin e parimeve, ka kërkuar ndalimin e agresionin rus të nisur në shkurt të vitit të kaluar, ashtu edhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Gjithashtu, shkëmbyem mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së”.
Udhëheqësit e njëmbëdhjetë vendeve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar më 22 gusht “Deklaratën e Athinës” në mbështetje të pakushtëzuar të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në sfondin e agresionit rus, ndërsa të njëjtit kanë bërë thirrje për ndëshkimin e kryesve të krimeve të luftës.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia, të cilat janë gjeografikisht ngjitur me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndajnë një trashëgimi të përbashkët evropiane dhe së këndejmi duhet të anëtarësohen në familjen kontinentale me të drejta të plota e të barabarta, veçanërisht pas përhapjes së ndikimit rus në këtë pjesë të Evropës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha