Osmani falënderon Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

SHFLETO

Vjosa Osmani dhe Natasha Pirc Musar

 

Sahide Brati
25.06.2024 13:26
Loading Icons...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në ditën e tyre shtetërore.

Përmes një postimi në platformën sociale X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

“Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkroi Osmani.

Ndryshe, më 25 qershor Sllovenia feston ditën e saj kombëtare që njihet edhe si Dita e Shtetësisë.

Kosova dhe Sllovenia kanë raporte të mira. Shteti slloven është një nga vendet e para që e ka njohur Kosovën.