“Sfida e sotme në raport me komunitetin serb nuk është që shqiptarët po krijojnë pengesa, sfida e sotme janë bandat kriminale në Veri të cilat paguhen, nxiten dhe mbështeten nga Vuçiçi”.
Kështu ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konferencë për media në Pragë pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kur është pyetur nëse Kosova do të ketë një modalitet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ajo ka shtuar se “përballja jonë nuk është vetëm politike me Serbinë”, por “është edhe përballje e sundimit të ligjit”.
“Sepse nuk do të dorëzohemi para bandave kriminale”, theksoi Osmani.
Sipas Osmanit, nuk është në interes të askujt që të kemi ndonjë Republika Srpska, “sepse më shumë krijojnë problem se paqe dhe stabilitet”.
“Modalitet për ne është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ajo është alfa dhe omega e secilit veprim. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e trason rrugën përpara dhe i cili përcakton që mekanizmat e tillë nuk mund të jenë as një etnik, e as të kenë kompetenca ekzekutive . Por, as nuk mund të krijojnë një shtresë të ndjeshme të qeverisjes e cila e do të binte ndesh me Kushtetutën. Pra, këto janë parimet tona”, shtoi ajo.
Osmani, ka treguar se në takim trilateral me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron, ka ngritur çështjen e liberalizmit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, “si dy tema që duhet të shtyhen përpara”.
“Kemi diskutuar edhe për dialogun. Kam paraqitur vijat e kuqe të Kosovës”.
Po ashtu, Osmani ka treguar se është takuar edhe me kryeministrat e Sllovakisë dhe Greqisë, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kisha mundësinë që të kërkojë përkrahje nga kryeministri i Sllovakisë dhe Greqisë, këto dy shtete nuk e kanë bllokuar asnjëherë liberalizmin e vizave për Kosovën. Kam kërkuar përkrahjen e tyre për disa çështje, por do të presim vendimin e tyre.
“Presim që më 13 tetor, do t’i dëgjojmë këto shtete duke na përkrahur zëshëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?