Kosova

Osmani: Ambiciet shoviniste serbe janë në skenë – uniteti ynë të shërbejë si forcë për të mbrojtur shtetin


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj për nder të shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se ambiciet shoviniste serbe janë ende në skenë.

“Në ketë kohë të trazuar për vendin tonë ambiciet shoviniste Serbe serish janë ne skenë, me apetitet nuk i keni parë këto 25 vite. Prandaj përballë rreziqeve te sigurisë uniteti ynë do të shërbejë si forcë për të mbrojtur shtetin tonë nga tendencat shoviniste të shtetit fqinje”, tha Osmani.

Osmani shtoi se dita e çlirimit të Kosovës dhe ajo e Lidhjes së Prizrenit simbolizojnë vendosmërinë e palëkundur për liri dhe pavarësi.

“Kërkesat dhe qëndrimet e Lidhjes së Prizrenit, u shndërruan në gurthemel dhe busullë të fatit tonë si komb, krahas kombeve tjera të Evropës”, u shpreh Osmani.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se të ballafaquar nga vendimet e marra në traktatet e nënshkruara në Evropë, përfaqësues të territoreve të banuara me shqiptarë, u mblodhën në Prizren dhe e themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

“Kjo është hera e parë në histori kur shqiptarët po flisnin me një zë, pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuara me shqiptarë”, potencoi Kurti.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, theksoi se Lidhja e Prizrenit e paraqet aksionin e parë simbolik dhe politik, ku u promovua interesi i shqiptarëve si një komb unik.

“10-vjetori i Lidhjes se Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të Kombi shqiptarë, sepse kërkesa e delegatëve të lidhjes për bashkimin e 4 vilajete shqiptare në një vilajet te vetëm e paraqet edhe themelimin e atdheut politik mbi te cilin synohet të ndërtohet shteti shqiptar”, tha Konjufca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore