Lajme

Oslo: NATO ka 2 deri në 3 vite për t’u përgatitur për luftë me Rusinë


NATO ka dy ose tre vjet për t’u përgatitur për një sulm rus.

Ky është paralajmërimi nga shefi norvegjez i mbrojtjes, gjenerali Eirik Kristoffersen.

Duke diskutuar aftësinë e Rusisë për të rindërtuar forcat e saj gjatë luftës në Ukrainë, gjenerali Kristoffersen ka thënë se “do të duhet kohë, e cila na jep një dritare për 2 deri në 3 vitet e ardhshme për të rindërtuar forcat tona, shoqëruesit tanë ndërsa mbështesim Kievin”.

Një kornizë kohore kjo, më e shkurtër se vlerësimet e mëparshme.

Në janar, ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n në 5 deri në 8 vjet.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore