Muzikë

Origjina e “Telecaster”


Telecaster, Fender

Kitara elektrike kishte elektrizuar skenat e muzikës në botën perëndimore që nga vitet e 20-ta të shekullit të kaluar, mirëpo jo deri në atë masë sa ç’bëri modeli ‘Telecaster’ e prodhuar nga gjigandi ‘Fender’ në vitin 1951.

Derisa Leo Fender dhe kompania e tij e vogël, dhe e perceptuar si e parëndësishme, që prodhonte kitara dhe amplifikatorë, po punonin në këtë model, për ta kishte qenë e paparamendueshme ndikimin që do të kishte kjo kitarë e re.

Prodhimet e para të saj u përqeshën nga muzikanë, duke e quajtur si ‘lopatë’ për heqjen e borës, ose për të lundruar varkat, por jo për shumë gjatë.

Kitaristët ishin dëshmitarë që Fender u kishte sjellur diçka krejtësisht të magjishme, të pazakonshme, të dizajnuar mirë, lehtë të luajtshme, me çmim të përballueshëm, dhe mbi të gjitha, që tingëllon si asgjë tjetër të prodhuar më parë.

Telecaster, u prodhua masivisht si kitare solide elektrike e konceptuar simbas stilit Spanjoll të kitareve elektrike.

Modelet e para të Telecaster të ideuara nga Leo Fender

Përderisa, po, Telecaster ishte gjëja më inovative në prodhimin e instrumenteve muzikore, megjithatë ajo s’ishte gjë që mund të konsiderohej lluksoze.

Përtej fabrikës së Fender, kitaristët e zhanrit Swing ishin të parët që kuptuan plotësisht se sa e mirë ishte në fakt kjo kitarë. Kitaristët më të hershëm që e luajtën atë si Jimmy Wyble, Charlie Aldrich, Jimmy Braynt, Roy Watking e Bill Carson, këtë instrument e shndërruan në ‘mision’.

Rock and Roll-i s’ishte ende, dhe kishte kohë që të vinte, mirëpo turet e bendeve Swing nëpër amerikë ishin të shumtë, dhe pikërisht këtë gjë e përdori si avantazh Fender.

Të gjithë të rinjt të cilën frymonin në rrymën e re kulturore të pas-Luftës së Dytë Botërore, ia mësyen kitarave të Fenderit.

Si pasojë, nga mesi i dekadës së pestë të shekullit të kaluar, Telecaster po gjente rrugën në duart krijuese të rock ‘n’ roll, R&B dhe kitaristëve të vendit dhe në regjistrimet e tyre.

Në Nashville në korrik të vitit 1956, Johnny Burnette dhe Rock and Roll Trio inçizuan një version energjik rock të këngës blues “The Train Kept-A-Rollin”;

Në  korrik 1957, Dale Hawkins shënoi atë që ishte ndoshta hiti i parë i Top 40 i ShBA me Telecaster me “Suzie Q”, një këngë e ndërtuar mbi një solo tërheqëse të kitarës nga James Burton.

Njeriu që e elektrizoi zhanrin e Blues-it, Muddy Waters, duke luajtur me Telecaster

Edhe B.B King dhe Clarence Brown e përqafuan Telecaster-in. Dhe kur Muddy Water, njeriu që në fakt e ‘elektrizoi’ zhanrin e delta-blues, vizitoi për herë të parë Anglinë në 58-ën, ai shokoi audiencën angleze që po prisnin versione folk-akustik, me zërin e fuqishëm të blues-it me Telecaster.

Turneu i Muddy Watters, ishte hera parë që anglezët panë me sy, e dëgjuan me veshë, se çka është Telecaster.

Kurse më pas vitit 2000, Telecaster virtualisht ka përshkuar tërë botën, e të gjitha zhanret, prej muzikës ‘country’ e në ‘metal’ e deri në zhanret e reja ‘indie’.

Pjesa më e madhe e historisë së muzikës moderne i detyrohet shumë tingujve të Telecaster -it, dhe frymës së inovacionit dhe përsosmërisë së dizajnit që është e mishëruar në formën dhe elegancën e saj.

Telecaster, Fender

Pamja dhe tingulli i Telecaster janë të identifikueshme menjëherë, dhe mbetet akoma instrumenti më i përzemërt i muzikantëve të panumërt në mbarë botën që vlerësojnë formën dhe funksionin e tij aq shumë ose më shumë sot sesa në vitet 1950 dhe çdo dekadë që nga ajo kohë.

Telecaster është një origjinal që mbetet, thjesht dhe më shumë se kurrë, i domosdoshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore