Jetesë & Stil

Orgesa Zaimi flet hapur: Këto këngëtare i dëgjoj, ndërsa të tjerë duhet të lënë muzikën


Orgesa Zaimi ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në programin e ri të showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani.

E ftuara e parë e këtij sezoni, foli për jetën personale, projektin e fundit muzikor me titull: ‘Cunami’ dhe shumë të tjera.

Kur iu kërkua të jepte emrin e një artisteje të muzikës moderne, që e pëlqen dhe e dëgjon, Orgesa nuk u mendua shumë dhe zbuloi se Tuna dhe Dafina Zeqiri janë dy të preferuarat e saj.

“Tunën ama do ta veçoja. Ka vokal shumë të veçantë”, u shpreh Zaimi.

Nga ana tjetër, kur Adela e pyet për këngëtarët, që nuk i duron dot dhe nuk i dëgjon asnjëherë, ajo preferoi të mos thoshte emra, megjithëse diçka e nënkuptoi.

“Jam shumë përzgjedhëse te vokalet. Kur janë ca zëra që bëjnë të më dalë gjak nga veshët ose ndërroj stacion, ose nuk merrem fare. Nuk ka nevojë të them emra: Ju e dini kush jeni, boll bëtë muzikë se na çmendët!!! Por emër nuk do them, se nuk dua të zihem me personin”, u shpreh Orgesa.

Intervistën e plotë dhe të pazakontë të Orgesës për ‘Pikë’ e ndiqni duke klikuar videon./albanianpost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore