Organizatorët konfirmojnë anulimin e stërvitjes në Senën e ndotur
Romario Ismailaj
06.08.2024 13:06Stërvitja për notin në ujë të hapur në Lojërat Olimpike të Parisit u anulua të martën për shkak të cilësisë së dobët të ujit në lumin Sena, hera e pestë që organizatorët kanë vepruar për të mbrojtur shëndetin e atletëve.
Katër rastet e para lidheshin me ngjarjet e triatlonit në kryeqytetin francez, me triatlonin e meshkujve të shtyrë me një ditë.
Sena ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë Lojërave, duke dështuar vazhdimisht në testet e cilësisë së ujit, pavarësisht një fondi prej 1.4 miliardë eurosh për të përmirësuar sistemet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujit në Paris.
Organizatorët lëshuan një deklaratë të martën duke thënë se sesioni i notit maratonë nuk do të vazhdojë.
“Pas takimit mëngjesin e sotëm mes Ville de Paris, ‘Paris 2024’ dhe World Aquatics, është vendosur që seanca stërvitëse që do të zhvillohet sot, 6 gusht 2024, të anulohet”, thuhet në deklaratë.
Disa sportistë të triatlonit kishin shprehur zhgënjim për anulimet e përsëritura dhe pasigurinë.
Lumi Senë u gjykua mjaft i pastër për të organizuar stafetën e përzier të triatlonit të hënën pas pasigurisë mbi nivelet e ndotjes dhe sëmundjeve që mund të shkaktonte.
Gara doli të ishte një thriller, Laura Lindemann e Gjermanisë po mbante një sfidë të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të marrë arin.
Noti maratonë prej 10 kilometrash për femra do të zhvillohet herët të enjten, me garën e meshkujve të listuar për ditën tjetër.