Lajme

Orban kërkoi prova nga Zelensky për masakrën në Bucha


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se kreu i një prej qeverive evropiane kërkoi nga Ukraina prova të masakrave ruse në Bucha.

Sipas agjencisë së lajmeve “e Vërteta Evropiane” (EP), bëhet fjalë për kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Nuk është e qartë se ku e shprehu Orban kërkesën e tij për prova pas masakrës së Bucha-s.

EP-ja shkruan se nuk ka pasur asnjë komunikim mes Budapest-it zyrtar dhe palës ukrainase.

Edhe e përditshmja gjermane “BILD” shkruan për këtë duke iu referuar intervistës së Zelensky-t.

“Gjëja më e keqe që Zelensky ka dëgjuar ditët e fundit? Një politikan kryesor i BE-së kërkonte dëshmi nga presidenti ukrainas se krimet e luftës në Bucha nuk ishin inskenuar! I pyetur nga gazetari i BILD-it, Ronzheimer nëse ky politikan është kryetar i ndonjë qeverie evropiane, Zelensky u përgjigj qartë: Po”, shkruan gazeta.

Megjithatë, Zelensky nuk pranoi të emërojë politikanin, i cili i kërkoi prova për masakrën.

Një ditë më parë, përfaqësues të lartë të BE-së vizituan Bucha-n, pas së cilës deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën.

Kjo, përballë agresionit rus dhe vazhdimin e politikës së vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore