Pajisje

Oppo Reno8 Pro bëhet globale me Dimensity 8100


Seria Reno8 po bëhet globale me dy modele – Reno8 dhe Reno8 Pro. Ky i fundit u publikua si Reno8 Pro+ në Kinë në maj, ndërsa i pari është një version i përmirësuar i asaj që quhet Reno8 në Kinë.

Kjo do të thotë se të dy telefonat globalë janë mjaft të ngjashëm, me përjashtim të dy ndryshimeve të mëdha. Le të fillojmë me Pro dhe ajo që e bën është e veçantë, përpara se të kalojmë te Reno8 dhe veçoritë e përbashkëta.

Oppo Reno8 Pro mundësohet nga çipi i personalizuar Dimensity 8100-Max, ky çip 5nm ka katër bërthama Cortex-A78, katër A55 dhe një GPU Mali-G610 MC6.

Ka një ISP mjaft të aftë, por detyrat e përpunimit të imazhit në fakt i janë deleguar çipit të brendshëm MariSilicon X të Oppo-së, i cili ka 18 TOPS të fuqisë së shtypjes së numrave dhe funksionon në intervalin dinamik 20-bit.

Oppo si kamerë kryesore e përdorë atë të Sony IMX766 me sensor prej 50MP, e cila është me madhësi prej rreth 1/1.56” dhe ofron 1.0µm piksela.

Në pjesën e përparme Reno8 ka një kamerë ekskluzive Oppo IMX709 me sensor prej 32MP me një filtër RGBW duke mundësuar një performancës të përmirësuar selfie.

Versioni “vanilla” i Reno8 e ka gjithashtu opsionin e rimbushjes së shpejtë. Bateria e njëjtë prej 4,500mAh mbështet rimbushjen me protokollin e Oppo SuperVOOC prej 80W, edhe pse vendet me rrjete energjie prej 110V mund të marrin rimbushje prej 66W nga e njëjta pajisje e rimbushjes.

Oppo Reno8 Pro with a Dimensity 8100-Max chipset and a MariSilicon X ISP

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore