Lajme

Opozita me kritika të ashpra ndaj propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike


Ilustrim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) të martën e 18 janarit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka pasur obligim Ligjor që të përcaktojë tarifa që reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojë tarifa që nxisin efiçiencën e energjisë, mirëpo një propozim i tillë ka hasur në kundërshti të mëdha nga subjektet opozitatre, por edhe nga shoqëria civile.

Të favorizuar janë konsumatorët që e kursejnë energjinë elektrik ka thënë ZRrE, ku sipas propozimit të këtij institucioni, janë dy”.

“ZRRE ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak”.

“Blloku i parë, për konsumin deri në 600 kilovat për orë e reflekton energjinë që mund t’i alokohet çdo konsumatori në bazë të nivelit të prodhimit që mund ta ofrojnë kapacitetet vendore. Ky nivel i konsumit mund të ofrohet çmim të përafërt me tarifën ekzistuese”.

“Kur një konsumator konsumon më shumë se 600 kilovatë orë, atëherë për të mbuluar konsumin mbi këtë shifër duhet të blihet energji nga importi. Për këtë arsye, çmimi i energjisë mbi 600 kWh duhet të reflektojë çmimin e importit”, thotë ZRrE.

Nga ana tjetër partitë politike dhe liderët e tyre kanë akuzuar kryeministrin për keq-menaxhim të situatës energjetike dhe se është e gatshme të protestoj dhe ta kundërshtoj një gjë të tillë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një konference për media të martën e 18 janarit ka thënë se ata janë të shqetësuar lidhur me propozimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjë që do ta godas rëndë xhepin e qytetarëve të e Kosovës, tashmë të rënduar nga përballja me pandeminë.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci përmes një konference pak më shumë se një dekade shtet.

“Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim dhe me vetëdije të plotë po e kthen vendin tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet, ka theksuar se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston shpenzimit të 70% të konsumatorëve të tjerë”, ka thënë Blerant Stavilecml.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDL) përmes një konference ka thënën se Qeveria Kurti është e paaftë të menaxhoj.

“Paaftësia për menaxhimin me energjinë elektrike i ka kushtuar Kosovës gjithsej 115 milionë euro, pa investuar asgjë. Qeveria s’ka dhënë ide për zgjidhjen e problemit të energjisë”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa.

Reagim ndaj propozimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike ka pasur edhe nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka hartuar një rezolutë për mos shtrenjtimin e rrymës, të cilën do të paraqesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës këtë të enjte.

“AAK sa i përket temës së energjisë ka mbajtur një tryezë dhe një debat parlamentar ku e ka adresuar këtë problem edhe nga perspektiva e linjës energjetike por edhe nga nevoja që të mos ngritën çmimet e energjisë”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri për Albanian Post.

Edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati ka akuzuar Qeverinë se po e fut vendin në një krizë si energjetike po ashtu edhe ekonomike, sidomos për shtresën e mesme të popullsisë dhe se këtë po e bënë për kalkulime elektorale.

Ai ka thënë se Qeveria e ka zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më të lehtë, por jo edhe më të drejtë.

“Nëse vërtet ka qenë e domosdoshme ngritja e çmimit të energjisë elektrike në planin afatshkurtër për shkak të mungesës së saj në tregun botëror, shpërndarja e kësaj barre në më shumë qytetarë por edhe biznese ka qenë më e drejtë”.

“Por si duket Qeveria e ka zgjedhur rrugën më të lehtë (gjithmonë duke e vështruar edhe këtë problematikë me një sy elektoral) dhe të ngarkojë më shumë një pjesë të popullsisë (deri në 30%) e jo të gjithë duke llogaritur në një reagim më të vogël në këtë rast”, ka shkruar Murati në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa, kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka shpërndarë videon.

Ai së bashku me videon ka shtruar edhe disa pyetje por edhe ju ka dhënë përgjigje, pra, duke ia kujtuar Kurtit premtimet e dhëna dhe të bërat gjatë qeverisjes, të cilat bien në kundërshtim të plotë mes vete.

“Premtonte ulje të çmimeve të rrymës, tash i rritë ato. Premtonte që nuk do t’ua paguaj rrymën serbëve të veriut, tash po ua paguan”.

“Premtonte rishikim të procesit të privatizimit të distribucionit të KEK-ut, tash me taksat tona po ia paguan 120 milion euro humbje KEDS-it. Premtonte ndjekje penale për privatizuesit e distribucionit, por e bëri Mimoza Kusarin shefe të grupit parlamentar të partisë”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore